Translate

Monday, November 16, 2015

Mbi ngjarjet e fundit!

Tërniq e Mustafës
Nëse një i krishterë me idetë dhe veprimet e tij nuk përfaqëson krishterimin ashtu dhe një musliman me idetë dhe veprimet e tij nuk përfaqëson islamin.

Kjo fjalë nuk është për të justifikuar çfarë ndodhi në Francë së fundmi por për të kuptuar më mirë se ekzekutorët e atyre krimeve nuk kanë lidhje me fenë e pastër islame. Dhe nuk kanë si të kenë lidhje me Islamin kur vetë muslimanët janë të kërcënuar nga këto krime ashtu sikur janë të kërcënuar jo muslimanët.
Ashtu si populli i thjeshtë sirian të cilët janë të kërcënuar nga sistemi gjakatar i pushtetit, nga krimet e Isisit ( që më shumë kanë vrarë popullsi muslimane se sa jo muslimanë) dhe nga agjenturat e ndryshme që i shërbejnë këtij apo atij shteti, ashtu dhe evropianët janë të kërcënuar nga kriminelë apo agjentura që veprojnë me emrin e Islamit dhe fshihen nën petkun e tij.

Nëse shikojmë se Allahu në Kuran thotë: “Nuk ka dhunë në fe” (Surja el-Bekare 256) dhe na urdhëron që mes krishterëve dhe muslimanëve të ketë dialog për të kuptuar të vërtetën dhe ftesa të jetë në formën më të mirë (Surja Ali Imran 64, Surja en-Nahl 125).., dhe ashtu sikur Profeti a.s ka porositur që në luftë mos të vriten gratë, pleqtë, fëmijët dhe ata që nuk marrin pjesë në luftë, atëherë kuptojmë se Islami si fe nuk ka lidhje me ekzekutimin e qytetarëve të thjeshtë francezë.

Kjo do të thotë se zërat që janë të gatshëm për të akuzuar islamin si fe, përpara se të akuzojnë fenë islame të kërkojnë dhe të gjejnë rrënjët e vërteta të këtyre krimeve, cilat agjentura fshihen pas këtyre ngjarjeve, apo të gjejnë e të zbulojnë se kush i prodhon dhe kush i menaxhon në të vërtetë këto forca të errëta. Vetëm atëherë, jo vetëm perëndimorët e krishterë por edhe muslimanët do të kuptojnë të vërtetën dhe do të ndjehen më të sigurt në jetën e tyre.

No comments:

Post a Comment